Arrestim i pazakontë ky por tërësisht i ligjshëm për Policinë e Shtetit pasi shoferi ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Në fshatin Bylysh në verilindje të Tepelenës drejtuesi i mjetit Dritan Rona, 47 vjeç, është arrestuar nga Policia, pasi aksidentalisht, ka goditur murin rrethues të banesës së tij.
Shoferi u lëndua vetë por ky aksidenti solli edhe plagosjen e bashkëshortes së tij Marjana Rona. 47 vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit ndërsa pritet që nesër gjyqësori të marrë një masë arresti ndaj tij.
Sipas burimeve policore, drejtuesi Dritan Rona ka qenë duke dalë nga shtëpia e tij me automjetin Toyota me targa AA575FD por menjëherë humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të banesës.