‘Godet’ RENEA në Gjirokastër, arrestohen 10 persona për trafik droge, mes tyre dhe dy gra (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 12-09-2019 ‘Godet’ RENEA në Gjirokastër, arrestohen 10 persona për trafik droge, mes tyre dhe dy gra (DETAJE) RENEA

Një aksion madhor i RENEA-s arrestoi 10 persona në qarkun e Gjirokastrës. Ata akuzohen si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Në Tepelenë dhe Memaliaj u ndaluan Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi, Agron Manka dhe Bilbil Shqalashi. Këta persona akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se këta shtetas kanë patur probleme me ligjin në të kaluarën.

Në grupin e të arrestuarëve janë dhe dy gra: Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto nga Lazarati. Ato u ndaluan teksa iu gjetën në banesat e tyre 40 rrënjë kanabis.

Të ndaluarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072741508483887
array(1) { ["section"]=> string(99) "godet-renea-ne-gjirokaster-arrestohen-10-persona-per-trafik-droge-mes-tyre-dhe-dy-gra-detaje-178196" }