Godina u lëkund nga tërmeti/ Zhvendoset drejtoria e tatimeve, njoftimi i rëndësishëm për tatimpaguesit: Ja ku do i merrni shërbimet

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 22-01-2020 Godina u lëkund nga tërmeti/ Zhvendoset drejtoria e tatimeve, njoftimi i rëndësishëm për tatimpaguesit: Ja ku do i merrni shërbimet

Drejtoria e Tatimeve në Tiranë është zhvendosur për të vijuar normalisht punën në godina të reja, pasi të vjetrat u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale drejtoria e tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor si blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj, apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, në adresën e re që është: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit qindra shtëpi u shembën dhe dëmtuan, por të paprekshme nuk ishin as institucionet. Në mesin e institucioneve shtetërore të dëmtuara ishte dhe godina e tatimeve në Tiranë.

Njoftimi i drejtorisë së tatimeve:

NJOFTIM MBI VENDNDODHJEN E DREJTORISË RAJONALE TATIMORE TIRANË‼️

?Pas dëmtimeve nga tërmeti, Drejtoria Rajonale e Tiranës po vijon punën në mjedise të reja, në ndërtesën me adresë: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë.
? Linku https://bit.ly/38ëkKas ka edhe orientimin e vendndodhjes përmes hartave google.

?Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor (blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj), apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, ✅ me adresë Rruga "Nikolla Lena" (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.

83566972_2539938236245511_7639682943299878912_n.jpg

82836923_2539938242912177_1067577798605930496_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068795204162598
array(1) { ["section"]=> string(135) "godina-u-lekund-nga-termeti-zhvendoset-drejtoria-e-tatimeve-njoftimi-i-rendesishem-per-tatimpaguesit-ja-ku-do-i-merrni-sherbimet-192842" }