Goditen 3 raste të narkotrafikut në Shkodër, 2 në pranga 1 në kërkim (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 11-04-2017 Goditen 3 raste të narkotrafikut në Shkodër, 2 në pranga 1 në kërkim (Emrat)

Policia e Shkodrës ka goditur tre raste të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në fshatrat Mazrek, Plan dhe Shtoj i vjetër ku janë sekuestruar 27 kg kanabis.

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona si dhe është shpallur një tjetër.

Njoftimi:

Shkodër, me, 11.04.2017

Në vijim të planit të veprimit të D.V.P Shkodër “Për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike” goditen 3 raste të "Prodhim, shitje të narkotikëve",  në fshatrat Mazrek,Plan dhe Shtoj i Vjetër.

Sekuestrohen 27 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet ne kerkim një tjeter.

Me datë 11.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër,  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër pas një pune të mirëfilltë policore, në vijim të operacioneve të pandërprera në terren në kuadër të planit të veprimit të D.V.P Shkodër “Për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike”, gjatë ditës së sotme  u goditën tre raste të Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve dhe konkretisht:

1. Në fshatin Mazrrek Njësia Administrative Gur i Zi Shkodër, gjatë kontrollit të territorit  u gjet  dhe u sekuestrua një sasie prej 10 kg lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa , e cila ishte fshehur 100 m larg ambjenteve të banesës së shtetasit P.Sh.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale penale, në banesën e shtetasit P.Sh u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Lidhur me rastin u bë shpallja në kërkim e shtetasit P.SH vjeç 35, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Prodhimit dhe Shitjes së Lëndëve narkotike", e parashikuara nga neni 283 Kodit Penal’ dhe “ Vjedhjes e energjise elektrike” parashikuar nga neni 137 Kodit Penal.

2. Po me datë 11.04.2017 në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “ Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult në një ndërtesë të braktisur është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 7 kg lende narkotike e dyshuar si Cannabos Sativa.

Po vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e autoreve të kësaj vepre penale.

3. Po me këtë datë në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike” gjatë kontrolleve në terren në vendin e quajtur fshatin Shtoj i Vjeter Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,në një banese që administrohej nga shtetasi Tom Planaj dhe familjareve të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lidhur  me këtë rast u bë arrestimi i shtetasve K. P, 16 vjeç banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër, Tom Planaj, 52 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Materialet hetimore do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimit dhe Shitjes se lëndëve narkotike, në bashkëpunim” e parashikuara nga neni 283/2  e 25 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braktisën mbledhjen dhe lanë vetëm PS-në në shkarkimin e kryetarit, reagon anëtari i LSI në Vlorë pas sherrit
Porti i ri dhe markatoja e peshkut në Durrës janë ndërtuar gabim, jashtë parametrave »
Article Logic
Execution time: 0.012042045593262
array(1) { ["section"]=> string(79) "goditen-3-raste-te-narkotrafikut-ne-shkoder-2-ne-pranga-1-ne-kerkim-emrat-74848" }