Policia Rrugore ka goditur gjatë 12 orëve të fundit goditen 2 raste të tjera të "Mitëdhënies", një rast nga Patrulla e Përgjithshme Tiranë dhe një rast nga Policia Rrugore Librazhd, Elbasan.
Në Tiranë një 39-vjeçar ka tentuar të korruptojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme për të shmangur kontrollin e dokumentacionit për lëndën drusore që transportonte. Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale L. H., 39 vjeç, banues Tiranë. Në momentin që Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacioni për lëndën drusore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i japë 1000 lekë punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur këtij kontrolli.
Po ashtu në Librazhd një me qëllim që t'i shmangej masës administrative një 51-vjeçar i ka ofruar para punonjësit të polciisë.
Burime të polciisë bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit