Goditën me sende të forta dhe bënë për spital 56-vjeçarin, arrestohen 4 persona në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 29-10-2020 Goditën me sende të forta dhe bënë për spital 56-vjeçarin, arrestohen 4 persona në Vlorë Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë dhunuar një 56-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit P .H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Personat në fjalë janë arrestuar pasi në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta dhe ndërkombëtarët kërkuan Venecian, Kuvendi s’pyet, voton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor (RENDI I DITËS)
Polici shkoi ta qetësonte por ai e goditi dhe i grisi uniformën, Gjykata jep vendimin për avokatin Gjergj Neli »
Article Logic
Execution time: 0.010165929794312
array(1) { ["section"]=> string(94) "goditen-me-sende-te-forta-dhe-bene-per-spital-56-vjecarin-arrestohen-4-persona-ne-vlore-225595" }