Goditet banda e Gjirokastrës, arrestohen 2 të rinjtë (EMRAT DHE SERITË E VJEDHJEVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 26-01-2017 Goditet banda e Gjirokastrës, arrestohen 2 të rinjtë (EMRAT DHE SERITË E VJEDHJEVE)

Goditet grupi që kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në Dropull dhe Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bëjnë me dije se, në bashkëpunim me efektivat e Stacionit të Policisë Dropull pas një pune operative,  kanë bërë të mundur kapjen e dy të rinjëve që dyshohen se kryenin vjedhje banesash e lokalesh në zonën e Dropullit dhe në Gjirokastër.

Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve :

Florenc Mahmud, 23 vjeç, banues në Elbasan.

Ilirjan Qafa, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Sipas policisë, më datë 12.01.2017, në fshatin Dervician, Dropull, në picerinë në pronësi të shtetasit P.T., banues në fshatin Dervician, Dropull, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shtetas kanë vjedhur një laptop, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, bën me dije policia më datë 25.01.2017, ka bërë kallzim shtetasi R.K., banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, sepse në datë 20.01.2017, në lokalin “Bar Kafe” në pronësi të tij, në lagjen Kordhocë, Lazarat i kanë vjedhur një televizor, të markës  LG, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, vjedhje kjo e kryer nga  shtetasi Florenc  Mahmud.

“Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

god1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri vazhdon traditën e urimit për një fillim-vit të mbarë!
Pamje të rënda, gruas i bien të fikët pasi tërhiqet zvarrë nga policia bashkiake »
Article Logic
Execution time: 0.01092004776001
array(1) { ["section"]=> string(86) "goditet-banda-e-gjirokastres-arrestohen-2-te-rinjte-emrat-dhe-serite-e-vjedhjeve-66717" }