Policia e shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili merrej me “shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit”. Nga të arrestuarit, 5 persona janë Rumunë, 1 person është italin dhe tetë të tjerë shtetas shqiptarë. Dy prej shqiptarëve janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa arrestimi i personave të tjerë është kryer në Itali.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “BALCANIA”, është zhvilluar sot rreth orës 05:30,në Itali në qytetet Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës.
Aktiviteti kriminal i këtij grupi ishte fokusuar në zonën e Riminit.
Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë me me iniciale, A.H, E.C, A.D, E.SH, E.V dhe G.D., ndërsa dy të arrestuarit nga autoritet shqiptare janë Ergyst ÇEKA, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Kujtim JANGOZI, 40 vjeç, banues në Krujë.