Goditet banda shqiptare në Greqi: 5 të arrestuar, kapen 3 milion euro drogë (Detaje)

Publikuar tek: rajon, më 18:22 24-04-2019 Goditet banda shqiptare në Greqi: 5 të arrestuar, kapen 3 milion euro drogë (Detaje)

Një goditje e madhe përsa i përket trafikut të drogës u bë sot nga forcat e anti-drogës helene.

Një superoperacion i policisë helene ka arritur të shpërbëjë tre organizata kriminale që vepronin në Athinë, në të cilët kishte edhe shqiptarë.

U arrit çmontimi i tre grupeve të organizuara kriminale që vepronin kryesisht në zonën qëndrore të Athinës. Falë këtij operacioni të policisë helene u sekuestruan sasi të mëdha të heroinës, kokainës dhe kanabisit të papërpunuar.

Sipas mediave greke, gjatë këtij operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë nga mosha 28 deri në 53 vjeç.

Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe kishte si destinacion tregun ballkanas. Nga informacionet e para sipas mediave greke, tregohet se janë sekuestruar  rreth 818 kg kanabis i papërpunuar, 44.5 kg heroinë me një vlerë rreth 1milion euro, si dhe 7.5 kg kokainë. 

Logo e policise helene.jpg

drejtori-i-policise-greke.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070960521697998
array(1) { ["section"]=> string(87) "goditet-banda-shqiptare-ne-greqi-5-te-arrestuar-kapen-3-milion-euro-droge-detaje-161716" }