Goditet baza e prositucionit, pranga pronares së lokalit dhe kamarieres, skema si i ‘gjuanin’ klientët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:21 17-02-2018 Goditet baza e prositucionit, pranga pronares së lokalit dhe kamarieres, skema si i ‘gjuanin’ klientët (EMRAT) ilustruese

Policia e Gjirokastrës ka goditur një bazë prostitucioni, që operonte në një lokal në lagjen "18 shtatori”.

Aksioni për zbulimin dhe arrestimin e personave të përfshirë u zhvillua po në lokal.

Në pranga ka përfunduar pronarja e lokalit Vasilika Laro 46 vjeçe, bashkë me kamarieren M.L 34 vjeçe.

Sipas policisë, tutorja kishte infiltruar një agjent të sajin, i cili hiqej si klient dhe më pas la takim me një prej femrave që shfrytëzohej për prostitucion.

Nisur nga kjo skemë “e gjuatjes” së klientëve policia ka bërë të mundur zbulimin e rrjetit. Në pranga ra edhe Vladimir Koleta 50 vjeç për moskallëzim krimi. 

Femrat që shfrytëzoheshin ishin të moshës nga 23 deri në 49 vjeç, ndërsa pagesa varionte nga 3 mijë lekë të reja.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në pikë të mëngjesit në Tiranë, përplasen dy makina, ka të plagosur
Policia Rrugore bllokon 14 patenta në mesnatë, habiten efektivët e Tiranës: Kaq shumë guxim, kjo është marrëzi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012236833572388
array(1) { ["section"]=> string(111) "goditet-baza-e-prositucionit-pranga-pronares-se-lokalit-dhe-kamarieres-skema-si-i-gjuanin-klientet-emrat-110531" }