Është goditur nga ana e komisariatit numër 2 grupi me veprimtari kriminale në vjedhjen e banesave. Policia ka arrestauar 2 shtetas për 12 vjedhje banesash. U arrestuan në flagrancë shtetasit: Saimir Kuçi, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe shtetasi 2-Ervis Ramaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, sepse në rrugën “Njazi Demi”, janë kapur në flagrancë në kohën që po vidhnin banesën e shtetases V.T.
Policia njofton se “ nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, janë autor edhe të 11 (njëmbëdhjetë) veprave penale në territorin e Komisariatit nr.2 dhe konkretisht : Vjedhje banese dhënë më datë 01.01.2015, vjedhje banese dhënë më datë 25.01.2015, vjedhje banese dhënë më datë 24.01.2015, vjedhje lokal dhënë më datë 27.01.2015 vjedhje lokal dhënë më datë 26.02.2015, vjedhje lokali dhënë më datë 20.03.2015, vjedhje lokali dhënë më datë 05.03.2015, vjedhje lokali dhënë më datë 16.03.2015, vjedhje banese dhënë më datë 21.04.2015, vjedhje banese ne tentativë dhënë më datë 13.06.2015 vjedhje banese dhënë më datë 23.06.2015”.