Kapet grupi i grabitësve të karburaneve në Durrës. Policia ka arrestuar shtetasit Klajdi Pupa, 20 vjeç dhe Florian Thana, 19 vjeç të cilët me armë e maska grabitën 2 karburante brenda pak minutash.
Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe shtetasi me inicialet B.K 20 vjeç.
SI GRABITËN DITËN E DJESHME 3 djemtë:
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë. Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se rreth orës 02.50, tre persona kanë grabitur një pikë karburanti që ndodhet pranë mbikalimit të Fllakës. Të armatosurit kanë kërcënuar rojet e karburantit me një pistoletë dhe më pas kanë marrë xhiron ditore, një shumë të përafërt me 150 deri 200 mijë lekë. Autorët e kësaj grabitjeje janë larguar më pas me një automjet tip Ford. menjëherë policia u vu në ndjekje të tyre ndërsa dy javë më parë, një tjetër karburant që ndodhet në afërsi të Urës së Dajlanit, ra pre e grabitësve.
Grabitësit hynë nga pjesa e pasme e godinës duke thyer xhamat e këtij objekti duke marrë në kasafortë rreth 200 000 lekë dhe disa tollona karburanti.
Hetimet për grupin e mirëorgnaizuar vazhdojnë.