Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, sekuestrohen 11 doza heroinë, euro dhe lekë, arrestohet 35 vjeçari nga Berati

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 17-05-2017 Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, sekuestrohen 11 doza heroinë, euro dhe lekë, arrestohet 35 vjeçari nga Berati

Policia ka kapur në flagrancë ditën e sotme shtetasin Geri Molishti shpërndarës i drogave të forta, ndërsa janë sekuestruar si provë materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroine, 270 euro, 12000 lekë, 2 aparate celular si dhe automjeti me targa AA 890 FK.

Njoftimi i policisë:

Berat Goditet një rast i shpërndarjes së drograve të forta. Sekuestrohen 11 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë . Arrestohet në flagrancë poseduesi

Në bazë të një pune hetimore të mirëorganizuar nga Specialistët e Sekisonit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Geri Molishti, 35 vjeç, banues në Berat.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barikadë” të qytetit të Beratit. Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe sot më datë 17.05.2017 në lagjen “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar automjeti më drejtues shtetasin Geri Molishti dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar heronë.

Gjjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar nga forcat e policisë në total: 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 270 euro; 12000 lekë; 2 aparate celular; si dhe automjeti me targa AA 890 FK. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

555565.jpg

667676.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 2 orë në zyrë, përfundon takimi i Lu me Bashën. Ambasadori shkon menjëherë te Rama
Hidhen në erë dy shtylla të tensionit të lartë në Krujë »
Article Logic
Execution time: 0.011856079101562
array(1) { ["section"]=> string(133) "goditet-nje-rast-i-shperndarjes-se-drogave-te-forta-sekuestrohen-11-doza-heroine-euro-dhe-leke-arrestohet-35-vjecari-nga-berati-78965" }