Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke vënë në pranga Arben Dobrozi dhe sekuestruar 23.2 kilogram drogë .
Sipas të dhënave zyrtare, dje gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip 'Benz' me targa AA 630 PY, në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.
Policia po vijojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në grupin e trafikantëve.