Goditet rrjeti ndërkombëtar, bënin miliona duke TRAFIKUAR shqiptarë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 24-03-2018 Goditet rrjeti ndërkombëtar, bënin miliona duke TRAFIKUAR shqiptarë (DETAJE) Harta e shteteve dhe fragment gjatë arrestimit

Një operacion ndërkombëtar policor ka shpartalluar një rrjet që trafikonte shqiptarë drejt Britanisë, raporton sot DailyMail. 

Operacioni nxorri në dritë më shumë se 50 njerëz që bënin miliona duke kaluar emigrant në 17 vende për të mbërritur deri në UK, US, Kanada. 39 të dyshuar që operonin në 10 vende duke përfshirë Britaninë, akuzohen se kanë trafikuar 1500 njerëz ilegalisht, secili prej tyre paguante nga 20 mijë paund për të ikur nga Shqipëria.

Rreth 12 persona të tjerë, janë akoma në kërkim. Katër oficerë policie në kufijtë shqiptarë janë ndër personat e arrestuar për shkak të ndikimit në këtë trafik. Hetuesit gjithashtu kanë kapur armë, municione, më shumë se 25 mijë paund në cash, pasaporta dhe dokumenta identifikimi, stampa, printera me ngjyra dhe 28 kompjutera që bënin dokumente false.

Gjysma e emigrantëve të trafikuar nga rrjeti kriminal, rreth 750, kanë përfunduar në Britani. Fillimisht, rrjeti e kishte stacion të parë Francën, por pasi ky shtet mori masa shumë shtrënguese, u gjet një rrugë tjetër më e gjatë, nëpërmjet Malit të Zi, Serbisë, Gjermanisë, Spanjës ku më pas hipnin në anije për të kaluar detin.

Operacioni policor, thotë DailyMail u lancua pasi vitin e kaluar kjo media tregoi për shkallën e lartë të shqiptarëve emigrant në UK. Operacioni u kodua “One if By Land”, duke marrë shkas nga një sinjal i fshehtë që është përdorur gjatë Revolucionit Amerikan.Newsbomb.al/.

29134554_10157105519688765_332678310_n_1.jpg

29134822_10157105519678765_2084855799_n_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Luca, njeriu që ka ndërtuar një ‘PERANDORI’ në Labinot, projekti transformues që po çudit të madh e të vogël (FOTOT- SHIFRA e 'çmendur' që ka derdhur)
Operacioni 'Acquila Nera', shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptare, 17 të hetuar »
Article Logic
Execution time: 0.0098719596862793
array(1) { ["section"]=> string(80) "goditet-rrjeti-nderkombetar-benin-miliona-duke-trafikuar-shqiptare-detaje-114343" }