Goditet trafiku i drogës, policia gjen 15 kile kanabis në pjesën e modifikuar të makinës, arrestohen dy persona në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 19:21 17-02-2017 Goditet trafiku i drogës, policia gjen 15 kile kanabis në pjesën e modifikuar të makinës, arrestohen dy persona në Shkodër

Policia Kufitare e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.  Policia ka gjetur 15 kile lëndë narkotike "Cannabis Sattiva" në mjetin e modifikuar i cili dyshohet se ishte nisur drejt vendeve të BE-së, si dhe ka arrestuar shtetasit Aldo Lajthia dhe Valbona Rustemi.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan në bashkëpunim me shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 17.02.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 * Aldo Lajthia, 29 vjeç, banues në Durrës.

* Valbona Rustemi, 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) të automjetit tip “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej nga shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

* 15 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva".

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE.

Materialet proceduriale do t'i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

16809832_10209072164783307_2064952384_n.jpg

 16809563_10209072164663304_348013253_n.jpg16776782_10209072166223343_1750201957_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Radhë të gjata në doganën e Morinës, qindra shqiptarë drejt Kosovës (Foto)
Përplasja me Top Channel, Noizy e përjetëson në tekstin e këngës së fundit (Teksti) »
Article Logic
Execution time: 0.013029098510742
array(1) { ["section"]=> string(126) "goditet-trafiku-i-droges-policia-gjen-15-kile-kanabis-ne-pjesen-e-modifikuar-te-makines-arrestohen-dy-persona-ne-shkoder-69079" }