Goditet trafiku ndërkombëtar i drogës, kapen 450 kile kanabis në Portin e Durrësit, s’ka të arrestuar (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:05 30-01-2017 Goditet trafiku ndërkombëtar i drogës, kapen 450 kile kanabis në Portin e Durrësit, s’ka të arrestuar (VIDEO)

Policia ka goditur një tjetër rast trafikimi ndërkombëtar të drogës në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 450 kile kanabis. Mësohet se po proçedohet penalisht shoferi i kamionit si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

 Filloi proçedimi penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit:

 • Sh. J. 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit.

 Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• A.R. 24 vjeç, banues në Tiranë;

• E.S. 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip Scania me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801, me drejtues shtetasin Sh.J. , pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner. Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.


Drogë në Portin e Durrësit by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 38-vjeçari nga Tirana, tentoi të trafikonte me mjetin “Volsvagen" 31 kile drogë drejt BE-së (EMRI)
Noterja shet pronën pa firmën e pjesëtares së familjes, prokurori-gazetares: Të bëj atë që s’ta merr mendja... »
Article Logic
Execution time: 0.010190010070801
array(1) { ["section"]=> string(111) "goditet-trafiku-nderkombetar-i-droges-kapen-450-kile-kanabis-ne-portin-e-durresit-s-ka-te-arrestuar-video-67162" }