Goditi me armë në xhami në ditën e Kurban Bajramit, agresori del i shpërfytyruar para gjyqit (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 17:33 12-08-2019 Goditi me armë në xhami në ditën e Kurban Bajramit, agresori del i shpërfytyruar para gjyqit (FOTO) Xhamia ''Al-Noor'', ku ndodhi sulmi me armë (Norvegji)

Personi që goditi me armë në një xhami në Norvegji ditën e djeshme është nxjerrë para gjykatës, ku u caktua dënimi i ‘’arrestit me burg për 4 javë’’.

21-vjeçari Philip Manshaus u paraqit para ‘’togave të zeza’’ me hematoma në fytyrë. Ai buzëqeshi para kamerave të mediave. Përpara trupit gjykues, ai nuk pranoi të shprehej, duke rezervuar të drejtën e fjalës. Agresori dyshohet se ka vrarë motrën e tij 17-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre.

Policia norvegjeze dyshon se Manshaus është frymëzuar nga atentatori Anders Breivik, i cili vrau i vetëm 77 veta në vitin 2011, i cili e shpalli veten ithtar të bindjeve ekstremiste (racizëm dhe islamofobi).

Nuk dihet nëse Manshaus është dhunuar në burg apo nga personat e xhamisë që ndodheshin në xhami, të cilët e neutralizuan para se të vinte policia.

autori.jpg
                                                                                                                                                                                                                                              Philip Manshaus

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011558055877686
array(1) { ["section"]=> string(103) "goditi-me-arme-ne-xhami-ne-diten-e-kurban-bajramit-agresori-del-i-shperfytyruar-para-gjyqit-foto-175127" }