Goditi me thikë 46-vjeçarin, policia parandalon tragjedinë, kap në flagrancë agresorin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 21-07-2019 Goditi me thikë 46-vjeçarin, policia parandalon tragjedinë, kap në flagrancë agresorin (EMRI) Foto ilustruese

Policia ka parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda për jetën ditën e sotme në Fier.

Mësohet se në lagjen “16 Prilli", pas një konflikti për motive të dobëta, një person ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, por fatmirësisht ka ndërhyrë patrulla e përgjithshme e policisë.

Ata kanë vënë në pranga shtetasin Agron Muçaj, 64 vjeç, banues në Fier, ndërkohë raportohet se i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Fier/ Njoftimi i policisë:

Patrulla e Policisë parandalon një ngjarje me pasoja të rënda për jetën.

Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, kapet në flagrancë nga policia autori i dyshuar më mjetin e krimit në dorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.M, 64 vjeç, banues në Fier.

Në lagjen “16 Prilli" Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.M ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin.

Shtetasi L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0086231231689453
array(1) { ["section"]=> string(96) "goditi-me-thike-46-vjecarin-policia-parandalon-tragjedine-kap-ne-flagrance-agresorin-emri-172885" }