Goditi me thikë 52-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 24-10-2020 Goditi me thikë 52-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë një person.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.M., 51 vjeç. Personi në fjalë në rrugën "Mysylm Keta" pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç.

52-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një 52-vjeçar, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë se në rrugën "Mysylm Keta", dy shtetas po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale nga ana e Policisë u bë e mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit A.M., 51 vjeç. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.M., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zuri ngushtë gazetaren për taksat, ekonomisti Pano Soko ‘ia numëron' një nga një Ramës: Ja sa paguan Marsela dhe sa paguan ti (VIDEO)
Task Forca antiCovid këshillon qytetarët dhe u jep maska: Nuk kemi dalë për gjoba, ju lutem vendoseni! »
Article Logic
Execution time: 0.0085930824279785
array(1) { ["section"]=> string(62) "goditi-me-thike-52-vjecarin-ne-tirane-arrestohet-autori-224977" }