“Goditja e Kasmit nuk përbën lajm”, Basha i përgjigjet Ramës: U vetëdemaskua, mbron dhunën ndaj medias

Publikuar tek: barometri, më 08:20 30-05-2018 “Goditja e Kasmit nuk përbën lajm”, Basha i përgjigjet Ramës: U vetëdemaskua, mbron dhunën ndaj medias

Pas deklaratës së Ramës se dhuna e ushtruar ndaj kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi nuk është lajm, ka ardhur edhe reagimi nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Me anë të një postimi, Basha ka shkruar se kryeministri është vetë-demaskuar, ndërsa ka shtuar se në këtë mënyrë Rama ka pranuar se është një njeri që mbron dhunën ndaj medias.

POSTIMI:

Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm. Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias. Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standartet minimale perëndimore por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.95803189277649
array(1) { ["section"]=> string(104) "goditja-e-kasmit-nuk-perben-lajm-basha-i-pergjigjet-rames-u-vetedemaskua-mbron-dhunen-ndaj-medias-122592" }