GODITJE E FORTË/ Prokuroria dërgon ish-kryebashkiakun e PS në gjykatë: Zbulohet e shkuara me arrestime dhe disa emra (HETIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:15 29-03-2018 GODITJE E FORTË/ Prokuroria dërgon ish-kryebashkiakun e PS në gjykatë: Zbulohet e shkuara me arrestime dhe disa emra (HETIMI) Ish-krybashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përfaqësuar nga prokurori Enklid Gjini ka dërguar në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Rroshi.

Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Më 9 qershor të vitit 2016 mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Elvis Rroshit i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.

Gjithashtu në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali me produktet ushqimore jashtë standarteve, në pranga punonjësi dhe ish-punonjësi i AKU-së
Skandali: Ja si shiten pa leje armët e zjarrit në dyqan për 350 mijë lekë të vjetra »
Article Logic
Execution time: 0.01078987121582
array(1) { ["section"]=> string(128) "goditje-e-forte-prokuroria-dergon-ish-kryebashkiakun-e-ps-ne-gjykate-zbulohet-e-shkuara-me-arrestime-dhe-disa-emra-hetimi-114993" }