Goditje nga koronavirusi, qeveria gjermane jep afro 10 miliardë $ për të ndihmuar linjën ajrore Lufthansa

Publikuar tek: bota, më 19:40 25-05-2020 Goditje nga koronavirusi, qeveria gjermane jep afro 10 miliardë $ për të ndihmuar linjën ajrore Lufthansa

Berlini dhe kompania ajrore Lufthansa kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi prej afro 10 miliardë dollarësh. Marrëveshja ka për qëllim të ndihmojë kompaninë ajrore të përballojë humbjet e shkaktuara nga efektet e pandemisë COVID-19.

Qeveria gjermane dhe transportuesi kombëtar Lufthansa të hënën arritën një marrëveshje shumë të parashikuar për një shpëtim shtetëror të kompanisë ajrore, në mënyrë që ta ndihmojnë atë të përballojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë së koronavirusit.

Marrëveshja duhet të aprovohet nga bordi këshillues i Lufthansa, si dhe organe të ndryshme drejtuese përfshirë Komisionin Evropian.

Javën e kaluar, grupi i linjës ajrore njoftoi se ishte në "fazën e përparuar" të bisedimeve me zyrtarët e qeverisë gjermane në lidhje me një ndihmë financiare me vlerë 9 miliardë euro (9.8 miliardë dollarë) që do t'i jepte qeverisë 20% të aksioneve në kompani.

Të enjten, Lufthansa tha se kushtet e shpëtimit kanë të ngjarë të përfshijnë "heqjen dorë nga pagesa e dividentëve në të ardhmen dhe kufizimet në shpërblimin e menaxhimit." Në prill, kompania kishte thënë se po humb rreth 1 milion € në orë.

Gjatë fundjavës, Lufthansa konfirmoi se planifikon të dyfishojë numrin e aeroplanëve aktivë në rreth 160 avionë pasi kufizimet e koronavirusit po hiqen gradualisht. Ndërkohë, shumica e aeroplanëve Lufthansa do të qëndrojnë në tokë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010375022888184
array(1) { ["section"]=> string(109) "goditje-nga-koronavirusi-qeveria-gjermane-jep-afro-10-miliarde-per-te-ndihmuar-linjen-ajrore-lufthansa-207778" }