Goditje të fortë COSA NOSTRËS, arrestohen 32 BOSËT e KOKAINËS në Itali (Nga call-center te autobusët turistikë, si komandonin gjithçka)

Publikuar tek: bota, më 10:38 12-03-2019 Goditje të fortë COSA NOSTRËS, arrestohen 32 BOSËT e KOKAINËS në Itali (Nga call-center te autobusët turistikë, si komandonin gjithçka) Nga aksioni

Goditje e fortë ndaj grupit mafioz Cosa Nostra, arrestohen në Palermo 32 bosët e tregtimit të kokainës të cilët ia kishin dalë të organizonin një rrjet të gjerë shit-blerësish përmes call-centerit dhe autobusëve turistike.

Të shesësh drogë me Call Center

Në qendër të Palermos është ngritur një call center që shërbente për shitjen e drogës, përgjatë 24 orëve të ditës.

Mafiozet e Cosa Nostrës fitonin nga shitja e kokainës para marramendëse dhe bënin dërgesa të drogës në shtëpitë e klientëve.

Hetimi i fundit nga policia e koordinuar nga drejtoria e distriktit anti-mafioz të Palermos, çoi në burg 32 bosët e rrjetit të qarkullimit të drogës.

Policia zbuloi një rrjet të gjerë konsumatorësh kokaine.

Brenda pak muajsh, 200 klientë të dyshimtë kerkonin të blinin drogë në cdo orë të ditës; Avokatët, stomatologët, arkitektët, tregtarët, sipërmarrësit, restorantet … Të ardhurat nga droga u riinvestuan nga bosët në blerjen e autobusëve për dergesa tek klientet dhe për blerjen e drogërave të tjera.

Shitja e kokainës

Shitësit e drogës u kthyen në tregun e rrugës për të garantuar se janë gati në cdo moment për kërkesat. Tregtarët e drogës gjetën vende të famshme nga jeta e natës ku njerëzit pinin dhe kërcenin.  Gjithashtu për shkak se disa konsumatorë ishin mjaft ‘tekanjozë’, për shembull një avokat civil kërkonte që drogën t’ia çonin te zyra e tij, gjë që ishte e vështirë për t’u bërë me dërgesë. Kjo i detyroi këta klientë që të gjenin mënyra të tjera për blerjen e drogës.

Profesionistë të tjerë takoheshin në vendet më të njohura të jetës së natës. Kokaina gjendej  si "birrë" ose "kafe". "Më provo dhe më mbaj ", "Mik, po pres ", "Joy, nxito". Tregtari i drogës përshkruhet në menyrë të koduar si mik. Një "mik", një tregtar i besuar, i cili gjithashtu jep zbritje çmimi - "Merrni tre, paguani dy",ose me këste pa interes, por vetëm për klientët e tij më besnikë.

Autobusi turistik i drogës

Investimet më të fundit të mafiozëvë të drogës kanë qenë në një agjenci të autobusëve turistike që merreshin me eksplorimin dhe turizmin e qytetit. Policia zbuloi se kompania "Pronto bus Sicilia srl" në rrugën Stefano Turr dhe në rrugën Discesa dei Maccaronai qarkullonte më shumë drogë.

Cosa nostra (një nga rrjetet e drogës në Palermo) është gjithnjë në kërkim të zonave të reja për qarkulimin e drogës. Dhe, me sa duket, autobusët turistikë ishin aq të mirë saqë bosët po mendonin të shtonin investimet. Komandanti i policisë Antonio Di Stasio të Palermos, thotë: "Pas goditjes së fundit, Cosa Nostra duket se është dobësuar, por është ende e gjallë, nëpërmjet trafikimit të drogës dhe kërkimit të përditshëm për të nxjerrë para".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012287855148315
array(1) { ["section"]=> string(138) "goditje-te-forte-cosa-nostres-arrestohen-32-boset-e-kokaines-ne-itali-nga-call-center-te-autobuset-turistike-si-komandonin-gjithcka-156114" }