Gola dhe emocione në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia triumfon dhe ia del të qëndrojë në Superiore

Publikuar tek: sport, më 21:15 02-08-2020 Gola dhe emocione në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia triumfon dhe ia del të qëndrojë në Superiore Foto nga ndeshja Vllaznia - Beselidhja

Është mbyllur Vllaznia 3-1 Besëlidhja, me shkodranët që kanë fituar të drejtën për të luajtur edhe sezonin që vjen në Kategorinë Superiore.

Finalja e play-off ka folur totalisht për shkodranët, që kanë thyer “mallkimin e dritave” në “Loro Boriçi”.

Dy supergola të Krujës dhe Markut në 3 minuta kanë qetësuar trajnerin Dedja, ndërsa goli i Djordjevic ka mbajtur në ankth lojtarët në fushë.

Do të vinte minuta e 78, atëherë kur Gilman Lika do shënonte golin e qetësisë, duke i dhënë Vllaznisë biletën e Superligës edhe për sezonin që vjen.

Kështu, Vllaznia e mbyll me fitore këtë sezon, ndërsa nis puna me ndërtimin e ekipit të ri duke kujtuar se shkodranët tanimë kanë një sponsor të ri./newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010496854782104
array(1) { ["section"]=> string(93) "gola-dhe-emocione-ne-loro-borici-vllaznia-triumfon-dhe-ia-del-te-qendroje-ne-superiore-215857" }