Goldi Halili: Për herë të fundit qava kur Teuta barazoi me Tiranën në minutat shtesë, si përballova operacionin për shëndetin (INTERVISTA)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:06 07-11-2019 Goldi Halili: Për herë të fundit qava kur Teuta barazoi me Tiranën në minutat shtesë, si përballova operacionin për shëndetin (INTERVISTA)

Goldi Halili, vajza e presidentit të Tiranës Refik Halili, ka marrë në dorë frenat organizative të klubit më të titulluar në Shqipëri.

Goldi në intervistë televizive thotë për këtë vit, si një vit jubilar që KF Tirana feston 100 vjetorin, por shpjegon paksa edhe rrugëtimin e saj deri këtu.

“Unë fillova studimet në Amerikë, por nuk u diplomova atje për arsye shëndetësore. Konstatova Skoliozën, një problem me shtyllën kurrizore kur isha 12 vjeç. Por përballimi I kësaj sëmundjeje, si në konstatim më pas operacioni, dhe pas operacionit më ka bërë më të fortë, më ka formuar karakterin, më ka bërë këtë që jam sot” tha Goldi Halili, në intervistën për Bieta Sulën.

A je dorëzuar?

Sprovat do të jenë gjithmonë. Mjafton të gjesh forca. Kam kufizime në lëvizje, kam aspiruar te bëhesha balerinë, këndoja pak, luaja në piano dhe fillova baletin. Kur shikon që privohesh nga dicka që e ke pasur të fortë, të vjen keq.

Do kesh rikthim te kënga?

Kam hyrë në botën e artit që pesë vjeç. Kam filluar të marr një drejtim tjetër. Ndaj edhe Tirana këtë vit shpresoj dhe uroj që të jetë një festë e madhe për të gjiithë.

Do të jetë vit jubilar ky për Tiranën…

Ka një grup pune me personalitete të ndryshme që do të na ndihmojnë për përpilimin e eventeve. Duam që këtë vit “Tirona” të bëjë për Tiranën. Ne kemi transmetuar vlera të qytetit tonë dhe kjo është pikërisht ajo që duhet.

Si ndaheni në familje, për kë ke debulesë më shumë?

Jemi rritur me parimin që duhet të punoni për të vendosur emrin tuaj, dhe nëse keni pasur ndihmë, për ta lartësuar atë emër. Sa më shumë rritesh, ke një lidhje me mamanë, por babi mbetet pika e dobët.

Babi duhet të më tërheqë veshin me këtë që them. Unë në fakt po e bëj përkohësisht këtë gjë të administrimit te Klubi i Tiranës. Këtë vit kemi financa më të forta, ekip më të fortë në fushë e jashtë fushe. Një përfshirje të femrave në sport. Ne femrat gjithmonë i shtojmë vlerë një ambienti mashkullor dhe kemi dëshirën më të mirë. Dhe kjo ka qenë e rëndësishme. Sepse energjia që ne përcojmë është më pozitive.

Të punosh për të ardhmen gjithmonë të ve në një përgjegjësi të madhe. Nuk e kam marr përsipër këtë rol sepse jam më e mira, por e kam marrë përsipër se e kuptoj se sporti është i lidhur ngushtë me emocionet e çdokujt dhe unë do të dij të përcjell emocione.

Ke ndërhyrë te babi për të hequr lojtar te Tirana?

Jo, jam shumë krenare që kemi një organigramë të qëndrueshme brenda klubit. Drejtori ynë sportiv merret me këtë çështje. Sigurisht që kam lojtarin tim të preferuar që kam në fushë, ai është im vëlla.

Ka ndonjë mesazh flirti me ndonjë lojtar të Tiranës?

Jo aspak. Janë shumë të ndërgjegjësuar që profesioni është profesion dhe nuk mund të kalojë me dicka personale. Unë jam solare te ju, por jam e rreptë kur duhet të jem e rreptë.

A grindesh me babain për gjërat që nuk bie dakord?

Ne nuk grindemi kurrë, por kemi debate konstruktive. Asnjëherë unë e im vëlla nuk jemi ushqyer me frymën se nëse gabojmë do të duhej të na tërhiqej veshi. Unë debatoj me babin me faktin se është shumë zemërgjerë dhe këtë gjë e transmeton edhe në jetën e tij të përditshme sidomos te futbollistet. Dhe një njeri kur i jep dorën, ka mundësi të të marrë dhe krahun. Dhe vetëm për këtë I tërheq veshin.

Ke ikur ndonjëherë nga shtëpia për të shmangur debatin?

Unë përballem me situatën. Dhe jam e bindur se cdo gjë që të ndodhë në jetë, shtylla kurrizore është familja. Dhe ku më mirë se familja sheshohen gjerat.

Cili është rasti kur humbja e Tiranës të ka dhembur shumë dhe ke pirë alkol?

Çdo humbje e Tiranës me dhemb pa fund, por unë nuk pi. Eshtë zgjedhja e ime dhe shoqëria ime çuditet sesi nuk provoj asnjë gllënkë.

Kur është hera e fundit që keni qarë për futbollin?

Hera e fundit që kam qarë ishte për barazimin tonë të fundit me Teutën pas minutës së 90-të. Të mbash avantazhin në 90 minuta lojë dhe të hash gojë në shtesë, sigurisht të vjen keq. Sidomos kur pretendojmë për titullin.

Ndeshjet i ndjek në stadium?

E ndjek nga shtëpia në divan. Eshtë më mirë kur je në shtëpi sepse arrin të shpërthesh sepse jam natyrë shpërthyese.

Po më vonë ku e mendon veten?

Eshtë shumë herët. Nuk e di se ku do ta gjej veten. Jam në fazë tranzitorë të jetës sime. E shoh veten në një sipërmarrje timen.

76259276_2528051970606835_4656088292276568064_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074801445007324
array(1) { ["section"]=> string(141) "goldi-halili-per-here-te-fundit-qava-kur-teuta-barazoi-me-tiranen-ne-minutat-shtese-si-perballova-operacionin-per-shendetin-intervista-185058" }