‘Golf-i’ shpërthen në flakë në Fushë Krujë-Tiranë, i riu del me shpejtësi nga makina

Publikuar tek: aktualitet, më 22:19 12-12-2019 ‘Golf-i’ shpërthen në flakë në Fushë Krujë-Tiranë, i riu del me shpejtësi nga makina Foto ilustruese

Një mjet tip Volkswagen Golf është djegur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime drejtuesi i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Urës së Tapizës, dhe dyshohet se shkak i zjarrit që ka shpërthyer në mjet ka qenë një defekt elektrik. Mjeti tip “Golf” me targa AA 239 DK, ngjyrë e bardhë është djegur plotësisht, ndërsa pronari i tij, i riu Ardit Maxhaku ka arritur të dalë me shpejtësi prej tij.

Zjarrfikëset e Krujës dhe Kamzës sapo janë sinjalizuar për përfshirjen nga flakët të makinës tip “Golf”, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020515918731689
array(1) { ["section"]=> string(88) "golf-i-shperthen-ne-flake-ne-fushe-kruje-tirane-i-riu-del-me-shpejtesi-nga-makina-189241" }