Golik Jaupi dhe grupi Bënçës çojnë këngën polifonike në Mbretërinë e Bashkuar, ja datat e koncerteve

Publikuar tek: kulture-art, më 23:34 03-10-2019 Golik Jaupi dhe grupi Bënçës çojnë këngën polifonike në Mbretërinë e Bashkuar, ja datat e koncerteve Grupi isopolifonik lab i Bençes

Grupi i njohur isopolifonik lab i Bënçës, së bashku me këngëtarin dhe Artistin e Popullit Golik Jaupin, do të kenë gjatë muajit tetor një tur në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi lab, i udhëhequr nga Artisti i popullit Golik Jaupi, i cili ka qenë edhe një ndër zërat më të preferuar të diktatorit shqiptar Enver Hoxha, do të performojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të shfaqur për herë të parë këngën e rrallë iso-polifonike shqiptare.

Turneu do të zhvillohet për të promovuar edhe botimin e dokumentarit ‘Të larë nga Hëna’, e cila është një ode në polifoninë unike të vokalit të Shqipërisë së Jugut.

Turi do të fillojë në Londër më 10 tetor dhe do të vazhdojë më pas në qytetin e Bristolit, Neëcastle dhe duke përfunduar sërish në Londër më datën 15 tetor.

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073299407958984
array(1) { ["section"]=> string(106) "golik-jaupi-dhe-grupi-bences-cojne-kengen-polifonike-ne-mbreterine-e-bashkuar-ja-datat-e-koncerteve-180744" }