Gomone, motorrë super të shpejtë, fuoristradë e kanabis, zbulohet laborator drogë pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 30-04-2017

Policia e Vlorës zbulon një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike. 

Në bazë të një pune hetimore disa ditore, nisur nga informacione të marra në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar në garazhin e një pallati 5-katësh të pa banuar në lagjen "1 Maji" pranë zonës së quajtur "Plazhi i Vjetër" Vlorë, ka rezultuar se brenda në këtë garazh është konstatuar një pjesë e ambientit i cili ishte i pajisur me llampa dhe sistem elektrik të posaçëm dhe të përshtatur me kushtet bazë për kultivimin e bimëve narkotike.

Shërbimet kanë gjetur kova të mbushura me pleh si dhe sasi të vogla mbetjesh me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, po në këtë ambient është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues "Gomone" me gjatësi 8.2 m, me dy motorrw të markës "Mercury" me fuqi 250 CC secili si dhe një mjet tip "Fuoristradë" i cili u gjet i lidhur me gomonen.

Në afërsi të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 30 bidona plastikë të mbushur me karburant "benzinë" (në total rreth 800 litra).

Për këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar 5 persona me të cilët po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Helikopteri i ministrisë së Shëndetësisë me urgjencë drejt Librazhdit, ç’ka ndodhur?
Kërcënohet me jetë deputetja Mesila Doda (MESAZHET) »
Article Logic
Execution time: 0.011124134063721
array(1) { ["section"]=> string(117) "gomone-motorre-super-te-shpejte-fuoristrade-e-kanabis-zbulohet-laborator-droge-prane-plazhit-te-vjeter-ne-vlore-76958" }