Google gjobitet nga Bashkimi Europian për 2.42 miliardë euro

Publikuar tek: bota, më 23:40 27-06-2017 Google gjobitet nga Bashkimi Europian për 2.42 miliardë euro

Komisioni Evropian e ka gjobitur gjigantin e internetit Google me 2.42 miliardë euro, pasi ka konstatuar se kompania ka abuzuar me fuqinë që ka duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në krye të rezultatit të kërkimeve.

Gjoba e rregullatorit të Komisionit Evropian është dënimi më i madh i shqiptuar kundër një kompanie të akuzuar për çrregullim të tregut. Vendimi po ashtu e urdhëron kompaninë Google t’iu japë fund praktikave antikonkurruese brenda 90 ditësh – në të kundërtën mund të përballet me tjetër ndëshkim.

“Ajo që ka bërë Google është e paligjshme me rregullat e BE-së”, tha Margrethe Vestager, komisionare e BE-së për çështje të konkurrencës.

“Google u ka mohuar kompanive të tjera mundësinë për të konkurruar me meritat e tyre. Për më tepër, u ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca, zgjedhja e vërtetë dhe inovacioni”, shtoi Vestager.

Komisioni Evropian ka hetuar platformën Google Shopping që nga fundi i vitit 2010. Google, kompani amerikane, tha se po shqyrton mundësinë për ta apeluar vendimin.//Rel//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA kërcënon Sirinë nëse tenton të kryjë një tjetër sulm kimik
E përplas autobusi dhe e hedh 20 metra tej, çohet dhe futet në “Pub” (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.014159917831421
array(1) { ["section"]=> string(66) "google-gjobitet-nga-bashkimi-europian-per-2-42-miliarde-euro-84220" }