“Google Home”, pajisja inteligjente që revolucionarizon ndërveprimin në shtëpi (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:32 18-05-2016 “Google Home”, pajisja inteligjente që revolucionarizon ndërveprimin në shtëpi (Video)

“Amazon Echo” tashmë ka një konkurrent shumë të fortë. Gjigandi Google ka prezantuar pajisjen inteligjente që e bën shtëpinë tuaj të “mençur”.

“Google Home” është një spiker i vogël që funksionon me asistenten virtuale Alexa. Ajo mund t’i përgjigjet pyetjeve tuaja, mund të vendosë muzikë në shtëpi, të fikë apo ndezë dritat dhe të bëjë një mori gjërash të tjera si rezervim udhëtimi, dërgesa me postë, mesazhe apo telefonata.

8135393d-f057-4232-8a4a-05227ccc052e_800.jpg

Por Google thotë se pajisja ka mundësinë ta bëjë bashkëbisedimin të vazhdueshëm përmes një algoritmi që i lejon të mësojë më shumë rreth zakoneve të përdoruesit.

Pajisja mund të lidhet me televizorin smart, dekodera, termostatin, ndriçues dhe sistemin audio në shtëpi. Ndërsa asistentja virtuale ka mundësi t’i përgjigjet pyetjeve të komplikuara që asistentë të tjerë nuk mund ta realizojnë, si përshembull “Përse u largua ky lojtar nga ekipi Manchester United?”.

 

Google Home pritet të dalë në treg në vjeshtë, por megjithatë përveç Amazon Echo, ajo ka një tjetër konkurrent që synon të dominojë tregun. Sipas thashethemeve, Apple po punon në një projekt të ngjashëm.

24f540bf-a281-40db-9abf-c166d9da55ee_800.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2110710144043
array(1) { ["section"]=> string(87) "google-home-pajisja-inteligjente-qe-revolucionarizon-nderveprimin-ne-shtepi-video-40842" }