Google kritikohet për heqjen e Palestinës nga harta (Foto)

Publikuar tek: bota, më 18:57 09-08-2016 Google kritikohet për heqjen e Palestinës nga harta (Foto)

Forumi i Gazetarëve palestinezë ka denoncuar kompaninë Google për fshirjen e emrit të Palestinës nga hartat e saj.

Në një deklaratë të lëshuar dje, ky forum tha se vendimi i Google për të hequr Palestinën nga harta më 25 korrik "është pjesë e skemës së Izraelit për të krijuar emrin e tij si shtet legjitim për brezat që do të vijnë dhe të shfuqizojnë Palestinën një herë e përgjithmonë".

sdf333t55tnshot_1.jpg

"Ky veprim është projektuar edhe për të falsifikuar historinë, gjeografinë, si dhe të drejtën e popullit palestinez për atdheun e tyre, dhe një përpjekje për t’u ngatërruar me kujtesën e palestinezëve dhe arabëve, si edhe të gjithë botës."

Sipas forumit, kjo masë është në kundërshtim me të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare, duke theksuar se Google duhet të kthehet “në binarë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023283004760742
array(1) { ["section"]=> string(62) "google-kritikohet-per-heqjen-e-palestines-nga-harta-foto-49252" }