Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për dy të arrestuarit për grabitjen e karburantit në Fier, Anna Malaj dhe Emiljano Grembin.
Të dy kushërinjtë ne bashkëpunim me njëri tjetrin grabisnin pikat e karburanteve.
“Jemi penduar për ccdo gjë që kemi bërë!”, thanë te dy para togave të zeza, duke pranuar kështu akuzat.
Sipas policise, Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë para kapjes së të riut) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.