Grabiste pasagjerët në autobus, kapet në flagrancë hajduti 42-vjeçar në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 25-08-2019 Grabiste pasagjerët në autobus, kapet në flagrancë hajduti 42-vjeçar në Durrës Eurot e sekuestruara nga policia e Durrësit

Një 42-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi i kishte grabitur një shtetas kosovar një sasi eurosh, kartën e bankës dhe të kreditit.

Shtetasi A.M. e kreu veprën penale gjatë kohës që po udhëtonte në autobusin e linjës Durrës-Plazhi. Në momentin kur ka tentuar të largohet, ai është kapur në flagrancë nga efektivët e rendit.

Ndërkohë mësohet se ai është dënuar kohë më parë për të njëjtat vepra penale.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni "Udhëtari", zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Vidhte lekët dhe sende me vlerë të udhëtarëve të autobuzit të linjës Durrës-Plazh, vihet në pranga nga Policia.

Arrestohet 42 vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh të pasagjerëve të linjës për në Plazh.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 200 euro , që ua kishte vjedhur pasagjerëve të linjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion në fushën e mbrojtjes së pasurisë, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 42 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Shtetësi i mësipërm, më datë 24.08.2019, në mbrëmje, në lagjen Nr .17/1 Durrës, në Urbanin e linjës Durrës - Plazhi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E.B., banues në Mitrovicë , portofolin ku kishte 200 €, karta banke, kartë identiteti.

Më pas ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja e tij.

Nga hetimet e kryera rezulton dhe është dokumentuar se shtetasi i arrestuar gjatë dy muajve të fundit ka realizuar disa vjedhje portofolash të udhëtarëve të ndryshëm te cilet udhetonin me urbanin e linjës Durrës -Plazh dhe anasjelltas, konkretisht:

Më datë 07.06.2019 dyshohet se në urban, në xhep i ka vjedhur portofolin shtetasit E.D., ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

Më datë 03.08.2019 dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetases I.H., portofolin dhe telefonin celular.

Më datë 15.08.2019, dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetasit A.D., portofolin ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një sasi parash në €, portofol, kartë banke dhe kartë identiteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085110664367676
array(1) { ["section"]=> string(84) "grabiste-pasagjeret-ne-autobus-kapet-ne-flagrance-hajduti-42-vjecar-ne-durres-176263" }