Grabiste shtëpi, arrestohet pas një muaji 24-vjeçari në Dibër (NJOFTIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:26 08-11-2019 Grabiste shtëpi, arrestohet pas një muaji 24-vjeçari në Dibër (NJOFTIMI) Foto ilustruese

Një operacion i koordinuar i policisë së Dibrës me atë të Bulqizës arriti të ndalonte një person të akuzuar për grabitje banesash.

24-vjeçari i arrestuar V.LL. akuzohet se ka grabitur një muaj më parë banesën e shtetasve H.H. dhe G.H. disa sende të rëndësishme në fshatin Grezhdan të Maqellarës. Jo vetëm kaq, por hetimet e lidhin këtë person dhe me disa grabitje të tjera.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Bie në prangat e Policisë një 24-vjeçar, për vjedhje të banesave

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, gjatë ditës së sotme kanë  bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim :

V.LL, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas me datë 10.10.2019,në fshatin Grezhdan, Maqellarë dyshohet se ka vjedhur banesat në pronësi të shtetasve H.H, dhe G.H, duke marrë materiale  të ndryshme .

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë  që dyshohet se janë kryer nga ky person.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Vjedhje”.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032122135162354
array(1) { ["section"]=> string(76) "grabiste-shtepi-arrestohet-pas-nje-muaji-24-vjecari-ne-diber-njoftimi-185171" }