Grabiten 1.5 milionë euro në Romë

Publikuar tek: bota, më 05:54 02-06-2018 Grabiten 1.5 milionë euro në Romë

Një milion e gjysmë euro janë grabitur sot ne Romë, nga një furgon që transportonte para i drejtuar nga policia private.

 Grabitja është kryer nga 4 persona të veshur me uniformë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane. 

Ngjatja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit pranë një supermaketi në një lagje në veri të Romës, ndërsa furgoni ishte ndali për të tërhequr paratë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 4 grabitësit kishin kapuç në kokë, ishin veshur me uniforma policie dhe të armatosur mirë.

Njëri prej tyre mbante një granatë në dorë e kërcënonte se do i hidhte në erë në rast se tre policët privatë nuk dorëzonin armët. 4 grabitësit kanë mundur të ç'armatosin ata e pasi kanë marrë thasët me para janë larguar në bordin e një furgoni të vogël tip Doblo me targa gjermane. Policia e Romës me ndihmën e një helikopteri prej mëngjesit të sotëm patrullojnë territorin. Në të gjithë qytetin janë ngritur patrulla të shumta policie por deri më tani grabitësit nuk janë kapur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011435985565186
array(1) { ["section"]=> string(40) "grabiten-1-5-milione-euro-ne-rome-122936" }