Grabitën 100 milionë dollarë në internet, policia shkatërron bandën kibernetike

Publikuar tek: bota, më 19:24 16-05-2019 Grabitën 100 milionë dollarë në internet, policia shkatërron bandën kibernetike Foto ilustruese

Një bandë kriminale ndërkombëtare kibernetike, e cila përdori viruse kompjuterike për të vjedhur 100 milion dollarë u shkatërrua falë një operacion të koordinuar nga Europoli, autoritetet e SHBA, Bullgarisë, Gjermanisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Grupi i hakerave infektonte kompjuterët e viktimave dhe më pas vidhte kredencialet e llogarive bankare.

Agjencia europiane e policisë Europol, tha se rrjeti kriminal kibernetik i quajtur ‘GozNym’, akuzohet për sulm kibernetik të mbi 41 mijë viktimave dhe për pastrimin e parave të vjedhura në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Të akuzuarit u zbuluan pasi i kishin paraqitur aftësitë e tyre të vjedhjes në një forum rus me profil teknologjik. Detajet e operacionit u zbuluan në selinë e Agjencisë Europiane të Policisë Europol në Hagë.

Prokuroi amerikan Scott Brady tha se hetimi i realizuar nga agjencitë e disa vendeve ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar. Sipas prokurorit amerikane pesë shtetas rusë, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, janë ende në arrati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070879459381104
array(1) { ["section"]=> string(85) "grabiten-100-milione-dollare-ne-internet-policia-shkaterron-banden-kibernetike-164602" }