Grabitën banesën dhe morën bizhuteri me vlerë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 03-12-2020 Grabitën banesën dhe morën bizhuteri me vlerë, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë Foto ilustruese

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për ‘vjedhje’.

Në pranga kanë rënë shtetasi A. Gj., 22 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. H., 29 vjeç.

Personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin në rrugën “Sefer Shima”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Dh. K., ku kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë rreth 100.000 lekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 22 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Sefer Shima”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Dh. K., ku kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë rreth 100.000 lekë,” njofton policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U dënua me 2 vite burg për rryshfetin 6 milion lekë, KPK mbyll vettingun për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha: Është i dënuar; Komisioneri ankimon vendimin
Etilda Gjonaj i shpall ‘luftë’ MEME-ve: 1 VIT BURG për ata që keqpërdorin montazhin e fotografive »
Article Logic
Execution time: 0.012752056121826
array(1) { ["section"]=> string(86) "grabiten-banesen-dhe-moren-bizhuteri-me-vlere-arrestohen-dy-te-rinjte-ne-tirane-230036" }