Grabitën banesën në Tepelenë, policia shpall në kërkim 3 persona

Publikuar tek: aktualitet, më 18:46 31-03-2015 Grabitën banesën në Tepelenë, policia shpall në kërkim 3 persona Automjeti i autorëve te grabitjes

3 persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë ata autorët e grabitjes me dhunë të një banese në mesnatë në Tepelenë.

S. J., 30 vjeç, banues në Durrës; A. J., 37 vjeç, banues në Durrës dhe R. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, janë shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen ku mbetën të plagosur pronarët e shtëpisë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se duke përdorur armët dhe dhunë fizike kanë arritur të vjedhin një shumë të konsiderueshme parash në banesë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, ku në afërsi të shtëpisë kanë braktisur automjetin pasi kanë parë patrullën që po vinte për në vendngjarje dhe janë larguar me vrap duke përfituar nga errësira.

Grabitësit e maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Naim Çiça 61 vjeç, një shumë prej 5.000 euro dhe më pas janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kanë braktisur disa metra largë banesës automjetin e tyre të markës Audi A3, me targa CD 368 PT.

I dëmtuari dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Ç, 60 vjeç, banuese në Tepelenë, ndodhen në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime trupore, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, automjeti i markës Audi me targa CD 368 PT, një automatik model 56 me qytë të prerë, dy krehëra me 30 fishekë të kalibrit 7.62mm, një krehër pistoletë me 10 fishekë të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e plasur e kalibrit 7.65mm, një telefon celular, dy karta sim, dokumenta identifikimi si dhe sende të tjera personale të autorëve, sende të gjetura brenda në automjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet Bledar Shera, ishte në kërkim për tentativë vrasje
‘’Vjehrri bënte gabime’’, nusja e dënonte »
Article Logic
Execution time: 0.01360297203064
array(1) { ["section"]=> string(68) "grabiten-banesen-ne-tepelene-policia-shpall-ne-kerkim-3-persona-7405" }