Dy vëllezërit që grabitën bizhuteri me vlerë 8 milion lekë në një argjendari në kryeqytet janë lënë në burg.
Në kuadër të operacionit "Brothers", policia arrestoi Arlind dhe Arvid Spahija për vjedhjen e florinjve.
Gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua ditën e sotme, u vendos që të lihen në burg.
Tashmë ata përballen me akuzën e grabitjes në një argjendari.