Grabiten me armë paratë e kompanisë celulare në rrugën Tiranë-Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:34 27-04-2015 Grabiten me armë paratë e kompanisë celulare në rrugën Tiranë-Durrës Makina e Sigurisë ''Octapus'', grabitur sot

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, teksa një makinë e Sigurisë ''Octapus'' ishte duke përshkuar rrugën dytësore që të çon te QTU. Grabitësit kanë marrë me armë paratë dy efektivëve që i transportonin një kompanie celulare në qendrën tregtare QTU. Grabitësit kanë marrë 15 milionë lekë të vjetra. Dy efektivët patën vështirësi për të dalë nga automjeti, pasi dyert e blinduara u hapën me vështirësi nga policia që ka mbërritur në vendngjarje. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar përveç të shtënave në ajër.

Dy persona të armatosur dhe të maskuar ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre Mercedes Benz Class me targa AA862KK, që dyshohet se është i vjedhur. Grabitësit kishin planifikuar me saktësi planin e vjedhjes së parave. Ata, përplasën me makinën e tyre makinën që transportonte paratë. Pas përplasjes kanë ndaluar në rrugë dhe kanë kanosur me armë drejtuesin e mjetit i cili është detyruar të ndalojë makinën që transportonte paratë me targa AA836JH.

Menjëherë kanë shpartalluar dyert e makinës ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash. Më pas, ata janë larguar me makinën e tyre, të cilës i kanë vënë flakën në rrugën dytësore, në afërsi të Bërxullës. Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura, por policia po heton në vendngjarje gjithë dinamikën dhe është duke biseduar me kompaninë për të llogaritur paratë e grabitura. 

Dy punonjësit e kompanisë së sigurisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t'u marrë në pyetje.

makinadjegurgrabites

Vendi autorët kanë djegur makina pas grabitjes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndalohen 60 klandestinë nga Siria, Sudani e Eritrea në pikën kufitare të Kakavijës
Genc Ferhati nga burgu: Pas biznesmenit fshihen të tjerë persona »
Article Logic
Execution time: 0.012567043304443
array(1) { ["section"]=> string(73) "grabiten-me-arme-parate-e-kompanise-celulare-ne-rrugen-tirane-durres-9762" }