Grabitën më shumë se 17 shtëpi, kapen tre 'skifterët' në Itali, tre ditë para se të ktheheshin në Shqipëri kishin shkuar te berberi për...(DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:52 22-01-2021 Grabitën më shumë se 17 shtëpi, kapen tre 'skifterët' në Itali, tre ditë para se të ktheheshin në Shqipëri kishin shkuar te berberi për...(DETAJET)

Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë të moshave 22, 24 dhe 25 vjeç pasi kishin grabitur disa shtëpi në këtë vend.

Ata dyshohet se janë përfshirë në grabitjen me dhunë të një shtëpie, por edhe të 17 vjedhjeve të tjera në Itali.

Hajdutët shqiptarë zgjidhnin shtëpi larg rrugëve me trafik të madh gjatë orëve të mbrëmjes, që u lejonin më kollaj arratisjen dhe vendet ku mund të fshiheshin.

Një nga shqiptarët i dërgonte me makinë shokët e tij në shtëpinë që do të grabisnin dhe i linte aty.

Pasi vidhnin shtëpinë, ai kthehej sërish për t'i marrë ata me makinë. Identifikimi i tij u bë përmes kamerave të sigurisë në atë zonë, shkruajnë mediat italiane.

Në mbarim të tre mujorit të përcaktuar për të qëndruar në këtë vend, shqiptarët kishin ndërmend që të ktheheshin në vendin e tyre. Pak ditë përpara se të ktheheshin në Shqipëri, policia organizoi operacionin dhe i arrestoi ata ndërkohë që po prisnin flokët tek berberi.

Policia gjithashtu sekuestroi objektet e vjedhura në apartamente. Vijojnë akoma hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjeve të kryera nga ky grup.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria nxjerr shifrat e fundit: Ka rritje të LARTË të rasteve të reja dhe viktimave në 24 orë
Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.013601064682007
array(1) { ["section"]=> string(146) "grabiten-me-shume-se-17-shtepi-kapen-tre-skifteret-ne-itali-tre-dite-para-se-te-ktheheshin-ne-shqiperi-kishin-shkuar-te-berberi-per-detajet-235989" }