Grabitën të maskuar si policë, Gjykata e Vlorës merr vendimin për pesë të arrestuarit (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 29-10-2020 Grabitën të maskuar si policë, Gjykata e Vlorës merr vendimin për pesë të arrestuarit (EMRAT)

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë për pesë personat, të cilët të veshur si policë kryenin grabitje.

Bëhet me dije se gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Alfred Shamatajn, Ervin Dhimën dhe Enrik Meçajn, ndërsa është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për Endri Sinën dhe Lulzim Elmazin.

Këta shtetas, katër ditë më parë kanë shkuar në shtëpinë e Fidel Caushit në fshatin Kropisht të Selenicës dhe kanë tentuar t’i vjedhin shtëpinë. Mirëpo, i zoti i shtëpisë bashkë me djalin kanë parë që të rinjtë nuk ngjasonin aspak si policë dhe janë përleshur me ta. Kur kanë hasur në rezistencë dhe në pamundësi për të vjedhur, të rinjtë janë larguar me një mjet tip Mercedes Benz nga fshati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohet një jaht me 4 rusë dhe ukrainas në portin e Vlorës, ishin nisur për në Mal të Zi
Gjykata lë në burg ish-drejtorin e OST-së Klodian Gradecin, i shkaktuan shtetit 1.5 milion dollarë dëm »
Article Logic
Execution time: 0.012219905853271
array(1) { ["section"]=> string(97) "grabiten-te-maskuar-si-police-gjykata-e-vlores-merr-vendimin-per-pese-te-arrestuarit-emrat-225650" }