Grabitësit tentojnë të marrin paratë e postës, roja i sigurisë përfundon në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 08:26 26-02-2015 Grabitësit tentojnë të marrin paratë e postës, roja i sigurisë përfundon në spital

Shfaqen grabitës në qytetin e Durrësit, në tentativë për të vjedhur paratë e pensionistëve, të cilët ishin duke u transportuar nga Posta Shqiptare.

Grabitja, fatmirësisht nuk ka rezultuar e suksesshme, por hajdutët pasi u kanë drejtuar armën rojeve të sigurisë, kanë goditur me qytën e pistoletës njërin nga rojet që ka përfunduar në spital.

Policia u vu në ndjekje të grabitësve, të cilët ishin me motorrë dhe kishin vënë kaska, duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre. Mësohet se ka qenë edhe policia rrugore, e cila ka ndjekur grabitësit por deri më tani nuk raportohet për arrestim të tyre, ose së paku identifikim.

Gjendja e rojes së sigurisë është përmirësuar në spital.

Policia bën me dije se gjurmët e grabitësve kanë humbur në lagjen Nr.6 në qytetin bregdetar por po vëzhgohet me imtësi zona se ku mund të jenë fshehur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cërrik, i verbëri mbetet në rrugë
Lezhë/ Procedim penal ndaj kryetarit të komunës Zejmen »
Article Logic
Execution time: 0.011595964431763
array(1) { ["section"]=> string(86) "grabitesit-tentojne-te-marrin-parate-e-postes-roja-i-sigurise-perfundon-ne-spital-4454" }