Grabitet afër Rinasit makina me mbi 2 milion euro, 4 persona i vënë flakën blindit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 09-02-2017 Grabitet afër Rinasit makina me mbi 2 milion euro, 4 persona i vënë flakën blindit

Grabitet nga 4 persona një makinë e blinduar që po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Grabitja ka ndodhur para pak minutash rrugës për në Aeroportin e Rinasit ndërsa ende nuk dihet shuma e parave që ndodheshin në makinë por sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për mbi 2 milion euro. Autorët kanë thyer xhamat e makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë. Policia ka ngritur blloqe të shumta për të kapur autorët ende të paidentifikuar. Pas grabitjes, ata kanë djegur makinën në afërsi të Urës së Limuthit. Makina me para, që dyshohet se ishte e kompanisë Nazeri, ishte e pashoqëruar nga ndonjë automjet tjetër.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Brendshem Saimir Tahiri ngriti shqetësimin për sigurine që ofronin kompanite private duke pohuar se situata duhet patjetër të ndryshojë ndërsa dha ultimatumin se kishin "1 muaj kohë".

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja tenton të vetëdigjet me benzinë para derës së Gjykatës
Lejoi kalimin e 66 mijë zogjve drejt Shqipërisë, AKU shkarkon nga detyra inspektoren »
Article Logic
Execution time: 0.010475873947144
array(1) { ["section"]=> string(87) "grabitet-afer-rinasit-makina-me-mbi-2-milion-euro-4-persona-i-vene-flaken-blindit-68215" }