Grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hajdutët hynë në banesën e biznesmenit dhe i marin çelësat, ja si u realizua plani si në filma

Publikuar tek: aktualitet, më 08:11 29-01-2020 Grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hajdutët hynë në banesën e biznesmenit dhe i marin çelësat, ja si u realizua plani si në filma Foto ilustruese

Gjatë mesnatës së sotme, disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, argjendarinë e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit Bashkim Fino.

Dyshohet se vjedhësit kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi.

Madje ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marë edhe çelësat e argjendarisë.

Sakaq bëhet me dije se vjedhja është kryer në kohë rekord, si në filma. 

Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari.

Megjithatë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhje, ku ka sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024478912353516
array(1) { ["section"]=> string(148) "grabitet-argjendaria-e-kunatit-te-bashkim-finos-hajdutet-hyne-ne-banesen-e-biznesmenit-dhe-i-marin-celesat-ja-si-u-realizua-plani-si-ne-filma-193455" }