Grabitet argjendaria gjatë pushimit të drekës, dëmi më shumë se 1 milion dollarë

Publikuar tek: bota, më 14:43 21-02-2016 Grabitet argjendaria gjatë pushimit të drekës, dëmi më shumë se 1 milion dollarë

Një dyqan i “Harry Hofmann” është grabitur ditën e djeshme në Zyrih të Zvicrës nga tre persona. Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të drekës, kur grabitësit kanë hyrë në dyqan dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin prej andej sasi të konsiderueshme gurësh të çmuar.

Vlera e dëmit konsiderohet në më shumë se 1 milion dollarë, ndërkohë policia nuk ka ende të qartë se kush mund të jetë personat që kryen vjedhjen.

Sipas të dhënave të fundit të policisë, dy nga sulmuesit ishin të gjatë dhe me mjekra të shkurtra si dhe flisnin keq gjuhën gjermane. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Volvo” tërheq 60 mijë automjete në 40 vende
Pamje të rënda, policët vrasin 20-vjeçarin përpara kamerës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011082887649536
array(1) { ["section"]=> string(85) "grabitet-argjendaria-gjate-pushimit-te-drekes-demi-me-shume-se-1-milion-dollare-33156" }