Pasditen e sotme është grabitur një argjendari në Sarandë. 34 vjeçari Nikolin Beka ka shqyer portën e dyqanit me levë, ka vjedhur disa bizhuteri dhe është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Vjedh disa bizhuteri në një dyqan argjendarie !
Policia e Sarandës ndjek autorin dhe bën të mundur kapjen e tij !
Rreth orës 16:30, në lagjen nr.1 Sarandë pranë qendrës së qytetit, një shtetas ka shqyer portën e një dyqani argjendarie me levë, ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me një automjet tip Benz.
Dyqani i argjendarisë me pronar shtetasin M.P., nuk ka patur persona brenda pasi ishte mbyllur për pushimin e drekës.
Menjëherë, Policia i është vënë në ndjekje autorit dhe ka bërë të mundur kapjen e tij (në tentativë për të ikur), si dhe arrestimin e shtetasit: - Nikolin Beka, 34 vjeç, banues në Sarandë.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.