Grabiten sende në godinën e ish-Ministrisë së Kulturës në Tiranë. Objekti te Rruga e Kavajës që ka shërbyer si ministri ka rënë pre e grabitësve, të cilët kanë shkulur dyert e brendshme dhe prizat elektrike. Nuk dihet se sa është numri i dyerve dhe prizave të grabitura dhe se prej sa kohësh grabitësit kishin planifikuar ta realizonin vjedhjen.
Burimet e policisë thonë se ende nuk kanë një rezultat se cilët mund të jenë personat që kanë kryer vjedhjen, por po hetojnë.
Ministria e Kulturës ndodhet tashmë në ish-Kinostudio. Policia po heton në godinën e vjetër të saj, për gjurmë të autorëve, që do t’I krahasojë me autorë të mundshëm apo të dyshuar të skeduar.