Një kazino është grabitur me armë para 20 minutash nga disa persona te Shkolla e Bashkuar në Tiranë.
Autorët e grabitjes kanë marrë nën kërcënimin e armëve xhiron ditore të kazinos. Ende nuk dihet se sa persona e kanë kryer grabitjen dhe shuma e parave të grabitura. Njëri prej autorëve, rreth 20 vjeç, ka qëlluar në ajër në momentin e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.